
Aktivisti Ilir Xhemalaj ka ngritur akuza ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Ai pretendoi se Hyseni ka shpërndarë informacione të rreme me synim përçarjen e protestës.
“Protesta nuk përçahet dot”, deklaroi Xhemalaj, ndërsa kërkoi që personat që, sipas tij, kanë punuar për ta dëmtuar atë, të përballen me drejtësinë.
Nga sheshi, aktivisti përsëriti gjithashtu thirrjen “Arrestoni Ramën” dhe u kërkoi qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, t’i bashkohen protestës. Ai e lidhi thirrjen për mobilizim me emigracionin, kostot e jetesës dhe çështjet e pronësisë, duke kërkuar pjesëmarrje më të gjerë në tubimet kundër qeverisë.