Flash

Në kërkim për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Lapsi.al 26 September 2026

Një 41-vjeçar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Tiranës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ka rënë në prangat e policisë së Krujës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Larushku”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një 41-vjeçar, i dënuar me 6 vjet burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Larushku”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha., 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI