Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Gjykata e Lartë refuzon tryezën e Ramës për pagat, Sadushi:

Lapsi.al 27 September 2026

Gjykata e Lartë nuk do të marrë pjesë në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve për të diskutuar një skemë të re të pagave.

Në përgjigjen drejtuar Kryeministrisë, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, argumenton se diskutimi për pagat është i pavend për sa kohë ligji i miratuar nga mazhoranca tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Pas ftesës së datës 18 shtator ka ndodhur një zhvillim institucional që nuk ekzistonte në atë moment dhe që lidhet drejtpërdrejt me objektin e tryezës. Ligji i ri për pagat i është nënshtruar kontrollit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo rrethanë e re ndikon, në vlerësimin tim, si në kohën, ashtu edhe në përmbajtjen e dialogut. Për një çështje kushtetuese tashmë të shtruar për gjykim, fjala i përket Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, dialogu për këtë objekt mund të jetë substancial dhe efektiv pasi ajo të jetë shprehur”, shkruan Sadushi.

Kreu i Gjykatës së Lartë lë megjithatë të hapur mundësinë e një dialogu me ekzekutivin, por kërkon që ai të mos kufizohet te pagat, por të trajtojë problemet e funksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Drejtësia ka nevojë për një tryezë me një dimension më të gjerë, kushtuar funksionimit dhe konsolidimit të sistemit dhe problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe kohën e dhënies së drejtësisë. Për hapjen e këtij dialogu, gatishmëria ime dhe e institucionit që përfaqësoj mbetet e plotë. Është një dialog i nevojshëm dhe tashmë i vonuar. Do ta mirëprisja zhvillimin sa më parë të një tryeze me këtë temë dhe me këtë dimension: një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër”, përfundon Sadushi.

Dy ditë më parë, Kryeministria u kishte kërkuar institucioneve të konfirmonin pjesëmarrjen në tryezë. Deri atëherë, pozitivisht ishte përgjigjur vetëm kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi.

Përplasja për pagat nisi pasi mazhoranca nuk miratoi brenda 31 korrikut formulën e re, sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. KLGJ dhe KLP vendosën vetë nivelin e pagave për gushtin, ndërsa Ministria e Financave bllokoi ekzekutimin e tyre. Magjistratët kallëzuan në SPAK ministrin e Financave dhe iu drejtuan Gjykatës Administrative, e cila urdhëroi anulimin e vendimit të ministrit dhe kalimin e pagave.

Më 18 shtator, shumica miratoi me 84 vota formulën e re, duke e çuar pagën referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës, një rritje prej rreth 8 500 lekësh. Sipas shoqatave të magjistratëve, kjo rritje është nëntë herë më e vogël nga ajo që buron prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Më 21 shtator, shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së miratuar nga Parlamenti.

Përgjigjia e Kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, dërguar kryeministrisë më datë 26 shtator 2026

“Mirëmëngjes,

Në vijim të komunikimit tuaj të djeshëm për konfirmimin e pjesëmarrjes në takimin e datës 28 shtator, dëshiroj të rikujtoj qëndrimin e mbajtur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve.

Besoj te dialogu ndërmjet pushteteve dhe mbetem i hapur ndaj tij. Megjithatë, pas ftesës së datës 18 shtator ka ndodhur një zhvillim institucional që nuk ekzistonte në atë moment dhe që lidhet drejtpërdrejt me objektin e tryezës. Ligji i ri për pagat i është nënshtruar kontrollit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo rrethanë e re ndikon, në vlerësimin tim, si në kohën, ashtu edhe në përmbajtjen e dialogut. Për një çështje kushtetuese tashmë të shtruar për gjykim, fjala i përket Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, dialogu për këtë objekt mund të jetë substancial dhe efektiv pasi ajo të jetë shprehur.

Në këto kushte, pjesëmarrja në një tryezë me të njëjtin objekt, vetëm për të përsëritur qëndrimin institucional të shprehur publikisht, nuk do t’i shtonte dialogut një përmbajtje të re. Dialogu ka vlerë kur ekziston hapësira institucionale që prej tij të prodhohet diçka më shumë sesa ritheksimi i qëndrimeve të bëra të qarta.

Kjo nuk e mbyll hapësirën e dialogut institucional. Sikurse kam theksuar, drejtësia ka nevojë për një tryezë me një dimension më të gjerë, kushtuar funksionimit dhe konsolidimit të sistemit dhe problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe kohën e dhënies së drejtësisë.

Për hapjen e këtij dialogu, gatishmëria ime dhe e institucionit që përfaqësoj mbetet e plotë. Është një dialog i nevojshëm dhe tashmë i vonuar.

Do ta mirëprisja zhvillimin sa më parë të një tryeze me këtë temë dhe me këtë dimension: një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër.

Me konsideratë,

Sokol Sadushi

Kryetar i Gjykatës së Lartë”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI