Flash

Zjarr në katin e tetë të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë

Lapsi.al 16 June 2026

Një apartament në katin e 8 të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Ato kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme. Ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI