Flash

11 ditë nga zhdukja/ Asnjë gjurmë për Eglant Koçin

Lapsi.al 15 June 2026

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, policia e Tiranës ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Pas analizimit të provave të siguruara për rastin, hetuesve u është krijuar bindja se 34-vjeçari është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj, në ambientet e brendshme të një zyre në Bulevardin “Zhan D’Ark”.

Trupi dyshohet se është transportuar me këtë makinë jashtë Tiranës, por vendndodhja e tij mbetet ende enigmë.

Prej disa ditësh, policia po kontrollon në zonën e Dajtit dhe në fshatrat malorë të Elbasanit, së bashku me një ekip nga Kosova, të pajisur me qen të trajnuar për këto kërkime, por deri tani pa rezultat.

Pas sekuestrimit të makinës, e cila dyshohet se është nxjerrë nga kryeqyteti me karrotrec, policia zbuloi se mjetit i ishte hequr GPS-ja.

Për të vijuar kërkimet, policia është orientuar te pasioni që autori i dyshuar kishte për garat “rally” në terrene off-road.

Aktualisht, kërkimet janë përqendruar në lokacionet mes Tiranës dhe Elbasanit që autori i dyshuar ka vizituar. Paralelisht me këto kërkime, policia po punon edhe për arrestimin e Armando Shakajt.

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI