Flash

Po lundronte me motor uji, humb jetën i riu në Liqenin e Ulzës

Lapsi.al 15 June 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Liqenin e Ulzës, ku një i ri, teksa po lundronte me motor uji, dyshohet se ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes është nisur edhe Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, për të ndjekur nga afër hetimet. Deri në këto momente nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe nëse bëhet fjalë për një turist apo banor të zonës.

Autoritetet po vijojnë kërkimet dhe verifikimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme mbi këtë ngjarje tragjike. Liqeni i Ulzës është një nga zonat më të frekuentuara turistike për aktivitete ujore gjatë sezonit veror.

Të këshilluara

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI