Flash

BBC: Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump (VIDEO)

Lapsi.al 15 June 2026

Rrjeti prestigjioz britanik i lajmeve BBC i ka kushtuar sërish një hapësirë të veçantë asaj që po ndodh në Shqipëri me protestat dhe me reagimet që kanë shoqëruar ndërtimin e një resorti luksoz nga familja Trump në bregdetin e jugut. 

Emisioni “The Global Story” është ndalur për të treguar se si në rrugët e Tiranës, kryeqytetit të vendit mijëra njerëz kanë dalë të protestojnë.

“Shënjestër e protestave nuk janë vetëm qeveria, por edhe vajza e Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Çifti ka punuar në një projekt të ri turistik luksoz me vlerë shumë miliarda dollarë, i cili do të shohë një pjesë të bregdetit të paprekur të Shqipërisë të shndërrohet në hotele dhe vila luksoze, duke shkaktuar atë që disa e kanë quajtur "Revolucioni i Flamingove", për shkak të rrezikut për popullatën lokale të flamingove” – shkruan BBC.

BBC ka transmetuar një intervistë me Emily Wither, gazetaren që ka realizuar dokumentarin "Shqipëria: Tokë, Para dhe Det" dhe që ka në fokus atë pjesë të vijës bregdetare shqiptare që është është bërë fushëbeteja më e fundit në ambiciet globale të biznesit të familjes Trump. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI