Flash

Nuk ndalet marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

Lapsi.al 15 June 2026

Nuk është ndalur për të 16-tën ditë radhazi valë e protestave masive që ka përfshirë kryeqytetin.

Qytetarët kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit edhe këtë të hënë.

Me thirrjet tashmë që janë kthyer në kryefjalën e kësaj lëvizjeje, “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit kanë marshuar në shenjë revolte, duke paralizuar sërish qarkullimin në qendër të qytetit.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur se sheshi do të mbetet i mbushur çdo ditë dhe se nuk do të pranohet asnjë kompromis përveç largimit të kreut të qeverisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI