Flash

Euro thyen rekorde të reja ditë pas dite, zbret poshtë 94.9 lekëve

Lapsi.al 16 June 2026

Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie dhe ka zbritur në një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye dje me 94.89 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi euro-lek ka rënë me afërsisht 1.9% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 3.2%. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se nisja e sezonit veror ka sjellë një rritje të kuptueshme të ofertës në tregun valutor. Kjo i ka forcuar akoma më shumë presionet për zhvlerësimin e euros,.

Përveç turizmit, një ndikim të konsiderueshëm besohet se po sjellin edhe flukset valutore të lidhura me investimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e parë të vitit, pesha e investimeve në real estate në strukturën e investimeve të huaja direkte arriti në 43%, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte u rritën përsëri në tremujorin e parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në veçanti, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohet të kenë arritur në 174 milionë euro, duke shënuar gjithashtu një rekord të ri historik për tremujorin e parë të vitit.

Sektori i pasurive të paluajtshme besohet se tërheq brenda vetes edhe sasi të konsiderueshme të të ardhurave nga aktivitete kriminale dhe informale. Javën e kaluar, Prokuroria e Posaçme njoftoi zbulimin e një skeme të pastrimit të parave në këtë sektor, ku akuzohen se janë të përfshirë edhe ndërtues të rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI