Flash

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë

Lapsi.al 25 June 2026

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë e një konflikti mes dy vëllezërve ka humbur jetën njëri prej tyre, 74-vjeçarin Eqerem Rreshka. Sipas burimeve, viktima kishte qënë në tokën e tij për të marrë dengje bari me zetor ku pas kthimit në shtëpi ishte takuar me vëllain e tij të madh. 76-vjeçari Muhamet Rreshka i ka thënë vëllait të tij që të mos kalonte në atë rrugë sërish. ndërsa ky i fundit e kishte shtyrë me zetor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30, ku pas këtij konflikti verbal, 76- vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka gjuajtur vëllain e tij duke e lënë të plagosur. Viktima është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetë në spital. Autori pas ngjarjes ka shprehur pendesë në lidhje me krimin, teksa mësohet se ushtronte detyrën e kryeplakut të fshatit.

Të këshilluara

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI