Flash

Fatmir Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

Lapsi.al 24 June 2026

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani.

Përmes një postimi, Limaj ka bërë thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Me anë të këtij reagimi, Limaj i është përgjigjur Edi Ramës dhe Taulant Ballës për përdorimin e figurës së Tahiri Sinanit në interesat e tyre politike.

‘Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare’, ka shkruar Limaj.

Ai ka përfunduar mesazhin e tij me homazhe për Tahir Sinanin dhe të gjithë të rënët për liri. ‘Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!’, ka theksuar Limaj. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI