Flash

Braçe vijon përbetimet në Facebook: Nuk largohem nga PS

Lapsi.al 24 June 2026

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish këtë lidhur me zërat për një largim të mundshëm të tijin nga PS, sqarim që e ndau të martën në mënyrë të detajuar.

Siç shprehet Braçe në rrjetet sociale, nuk ka mbyllur as sytë, as veshët e as gojën, për t’u shprehur për pakënaqësitë apo problemet brenda PS-së, gjë që sipas tij nuk ndryshon vendimin për të vijuar në krah të kësaj force politike.

Reagimi i plotë:

PAS GJITHE MESAZHEVE DJE,

KOMENTEVE, DY GJERA:

1. UNE KAM QENE SOCIALIST, JAM SOCIALIST,

DO JEM SOCIALIST-KJO GJE NUK NDRYSHON, MOS INSISTONI KOT.

Ama kjo nuk do te thote qe une kam mbyllur apo do mbyll syte, veshet, gojen dhe kam ngritur doren e miratimit;

JO! As e kam bere, as e bej e as do ta bej vec per kete shkak, nuk ndodh!

2. PO, NE PROTESTE KA AXHENDA PRIMITIVE E TE RREZIKSHME-E PARA AXHENDA POLITIKE!

Jo vetem per shkak te prezences se qarte te drejtuesve e njerezve te partive politike, por mbi te gjitha per shkak te kerkesa te qarta politike-RREZIM TE QEVERISE, DELEGJITIMIM TE MAXHORANCES!

Delegjitimim pa vote, por ne tavoline, kerkese e sjellje prej nje jete e Sali Berihes kjo, e deshtuar afermendsh.

E rreshtuar keshtu-doreheqje e Qeverise, delegjitimim i Maxhorances me goje, nga sheshi, perzgjedhje nga sheshi te 101 perfaqesuesve te pavotuar kund ne procese te ligjshme zgjedhore, zgjedhja prej tyre e ministrave te nje Qeverie Teknike qe ne nje vit nuk duhet te bej gje, por te prese formimin apo forcimin e forcave politike dhe kete, duhet ta votoj une symbyllur, eshte jo vetem utopi qesharake, por populizem primitiv dhe i rrezikshem;

NUK PASON PAQENDRUESHMERIA, MUNGESA E QEVERISJES, POR KAOSI-E DUAN NJEREZIT KETE?!

Nderkohe, KY VEND, kete vit-viti i sehirit sipas sheshit, eshte ne procesin e mbylljes se kapitujve ne NEGOCIATAT E ANETARESIMIT ME BASHKIMIN EVROPIAN; nga 1912 nuk ka projekt politik me te madh e me jetik per Shqiperine se ky!

Thene kete, po NE KEMI PROBLEME ME DEMOKRACINE, ZGJEDHJET, LIGJIN E LIGJSHMERINE-na i kane vene ne dukje negociatat me BE, duhet ti adresojme sa me pare ne rruge legjitimi, kurre populiste, por KTHIMI NE EPOKEN E GURIT THJESHT SE NUK FITON DOT, NUK ESHTE ZGJIDHJE!

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI