Flash

E rëndë në Kavajë/ 76-vjeçari vret vëllanë me thikë

Lapsi.al 24 June 2026

Policia njoftoi se rreth orës 20:30, në fshatin Agonas të Kavajës, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI