Flash

Protesta e 25-të/ Vijon marshimi në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Lapsi.al 24 June 2026

Ishin të shumtë qytetarët që dolën edhe këtë të mërkurë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestave antiqeveritare.

Ata sfiduan rrbeshin që përfshiu pasdite kryeqytetin. Pas fjalimeve para Kryeministrisë ku përsëritën edhe njëherë 5 pikat e panegociueshme, nisi marshimi në rrugët e Tiranës.

Protestuesit kanë marshuar në bulevard dhe në disa prej akseve kryesore të qytetit, duke vijuar me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, "Rama në burg, Berisha në burg", “Poshtë patronazhistët” dhe “Nuk ka bisedime”.

Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe këngë me përmbajtje patriotike, mes tyre “Shqipërinë e dua se jam shqiptare” dhe “Kosovën e dua se jam kosovar”. /LAPSI.al

 

 

Tubimi i sotëm vjen si vazhdim i një serie protestash të pandërprera, që sipas pjesëmarrësve synojnë të rrisin presionin politik dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Protestat kanë qenë të shtrira kryesisht në qendër të Tiranës dhe janë shoqëruar me pjesëmarrje masive qytetarësh.

 

Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI