Flash

Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Lapsi.al 13 June 2026

Policia e Lezhës ka zbardhur një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve maj dhe qershor 2026. Xhirot ditore të bizneseve në qytet ishin objekt i këtyre vjedhjeve. Mësohet se 21-vjeçari Manuel Medja, banues në Lezhë, u arrestua ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Elger Uka, 26 vjeç.

Sipas hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Lezhë, dy të rinjtë dyshohet se kanë bashkëpunuar për të vjedhur të ardhurat ditore të 12 subjekteve tregtare në qytet. Kjo i shkaktoi dëme financiare pronarëve të bizneseve. Hetimet nisën pas kallëzimeve të bëra nga disa administratorë biznesesh. Ata denoncuan vjedhjen e xhirove ditore nga ambientet që administronin.

Policia bën me dije se puna vijon për kapjen e 26-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për verifikimin e përfshirjes së dyshuar të tyre në raste të tjera vjedhjesh të ndodhura në zonë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI