Flash

Rrëzohet avioni ushtarak në Indi, 5 të vdekur dhe një i mbijetuar

Lapsi.al 13 June 2026

Një avion transporti AN-32 i Forcave Ajrore Indiane (IAF) është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë në bazën ajrore Jorhat, në Assam, në orët e mëngjesit të së shtunës.

Sipas raportimeve fillestare, avioni është rrëzuar gjatë tentativës për ulje, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm pas përplasjes. Dëshmitarët në zonë kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë, ndërsa zona është mbuluar nga tymi. Në vendngjarje janë parë zjarrfikës dhe ambulanca që kanë ndërhyrë menjëherë.

Sipas informacioneve të para, në bord ndodheshin pesë persona, të cilët kanë humbur jetën, ndërsa raportohet se vetëm ndihmës-piloti ka mbijetuar.

Forcat Ajrore Indiane pritet të nisin një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI