Flash

Dyshohet se vrau dhe zhduku trupin e shokut, brenda ‘Porsche’ të autorit u gjet një lopatë

Lapsi.al 13 June 2026

Një lopatë me mbetje balte e gjetur në automjetin e sekuestruar të Armand Shakajt ka përforcuar dyshimet e grupit hetimor se 34-vjeçari Eglant Koçi, i zhdukur prej 4 qershorit, mund të jetë vrarë dhe më pas groposur.

Kërkimet janë shtrirë në disa zona malore të Tiranës dhe Elbasanit.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë fokusuar tek aktiviteti i paligjshëm i kriptovalutave dhe dhënia e parave me fajde.

Eglant Koçi i zhdukur që prej datës 4 qershor dyshohet të jetë vrarë dhe më pas të jetë groposur.

Dyshimet e grupit hetimor përforcohen pasi në automjetin tip Porsche e sekuestruar të autorit të dyshuar dhe të shpallur në kërkim, Armand Shakaj, hetuesit kanë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte.

Ky detaj, ka forcuar dyshimet se trupi i 34-vjeçarit mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar, ndërsa kërkimet vijojnë prej ditësh.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba tha se kontrollet janë fokusuar kryesisht në Tiranë e Elbasan, në zona malore, ndërsa në ndihmë të palës shqiptare, janë edhe forca të Kosovës duke kontrolluar me qen.

Paralelisht kërkimet janë fokusuar edhe për arrestimin e autorit të dyshuar, Armand Shakaj, shoku i ngushtë i Eglant Koçit.

Trupi i të riut dyshohet të ketë qëndruar më shumë se 24 orë në makinën e Shakajt derisa me aludimet se mjeti kishte defekt, mori një karrotrec dhe e transportoi deri në zonën e Ibës.

Prej andej pa lënë gjurmë për shkak se zona nuk mbulohet me kamera sigurie.

Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes të rëndë të jetë bërë një debat i ashpër mes dy shokëve të ngushtë për aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave, apo monedhave virtuale.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI