Flash

Berisha: Protesta uragan i ndërgjegjes qytetare, nuk duhet të errësohet madhështia dhe misioni i saj

Lapsi.al 13 June 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të shtunë protestat e përditshme të qytetarëve dhe aktivistëve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Berisha u shpreh se protesta tejkalon kufijtë partiakë dhe përfaqëson, sipas tij, një lëvizje të gjerë qytetare ku marrin pjesë individë me bindje të ndryshme politike, përfshirë edhe të rinj dhe qytetarë që nuk kanë qenë të angazhuar më parë në parti politike.

Ai theksoi se, sipas tij, disa slogane të përdorura gjatë protestës nuk duhet të errësojnë “madhështinë dhe misionin” e saj, duke shtuar se thelbi i saj mbetet bashkimi qytetar kundër qeverisjes aktuale.

“Në atë protestë ka qytetarë që nuk kanë qenë kurrë në parti politike, ka të rinj që nuk kanë qenë ndonjëherë në forumet e partive politike, por ka edhe dhjetëra, qindra, mijëra anëtarë të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të majta dhe natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë. Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste. Ndaj dhe ai që i thotë vetes shqiptar dhe e do këtë vend, duhet të mendojë se si ta ndihmojë suksesin e kësaj proteste”, tha Berisha.

Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një “diktator autoritar” dhe duke deklaruar se qeverisja e tij, sipas tij, është e ngjashme me stilin e paraardhësve politikë të sistemit komunist.

Duke iu referuar një aktiviteti të fundit të qeverisë, Berisha tha se ai ishte një “miting funebër” dhe se, sipas tij, “shënoi fundin e partisë së krimit”, duke akuzuar Partinë Socialiste për përfshirje në krim të institucionalizuar.

Ai shtoi gjithashtu se përpjekjet për të dekurajuar protestën përmes sloganeve apo grupeve të caktuara nuk do të kenë efekt, duke i cilësuar ato si “vegla të qeverisë”.

“Ndaj dhe ata qytetarë kanë nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e çdo shqiptari.
Nuk duhet që slogane me protagonistë opozitën e opozitës apo grupime të caktuara të dekurajojnë…
Në asnjë mënyrë. Opozita e opozitës është vegël e qeverisë, por u garantoj se nuk është asgjë tjetër vetëm si ajo miza në shpinën e kalit, siç thotë Denis Diderot, që beson se e tërheq karrocën.
Por atë karrocë e tërheqin, atë uragan e tërheq përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Në përfundim të deklaratës së tij, Berisha u shpreh se protesta përfaqëson, sipas tij, një “uragan qytetar” të udhëhequr nga ndërgjegjja dhe përgjegjësia e qytetarëve shqiptarë.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI