Flash

Vlorë/ 8 mijë pasagjerë dhe 2,400 automjete në një javë

Lapsi.al 8 August 2026

Rreth 8 mijë pasagjerë dhe 2,400 automjete janë përpunuar në pikën doganore të Vlorës vetëm gjatë javës së parë të gushtit. Sipas të dhënave të Doganës Shqiptare, fluksi është rritur ndjeshëm në kulmin e sezonit turistik, kur Vlora dhe zonat përreth presin mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Strukturat doganore po punojnë me kapacitet të shtuar për të përballuar lëvizjet dhe për të shmangur vonesat në përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve. Vlora mbetet një nga pikat me qarkullimin më të lartë gjatë muajve të verës, për shkak të numrit të madh të turistëve që zgjedhin jugun e vendit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI