Flash

Dita e 70-të e protestës, Berisha: Pas viteve ’90, kjo është ngritja më e fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit

Lapsi.al 8 August 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët këtë të shtunë, e ka cilësuar protestën e cila sot shënon ditë e saj të 70-të, si protestën më të fuqishme rinore dhe qytetare në Shqipëri që prej viteve ’90.

Berisha deklaroi se kjo lëvizje arriti të bashkojë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit rreth një çështjeje jetike si mjedisi, ndërsa theksoi se PD do ta mbështesë me të gjithë forcën që ka.

“Pas viteve ’90, kjo është protesta më e fuqishme rinore qytetare në historinë e këtij vendi. Kjo është protesta, ta quajmë pan-kombëtare, që bashkoi shqiptarët kudo që janë në botë për një çështje të përbashkët.

Kjo është protesta në të cilën u ngrit një zëri ndërgjegjja e shqiptarëve edhe për çështjet mjedisore që janë çështje jetike, që dikur kanë qenë dytësore e tretësore.

Të rinjtë shqiptarë që dalin e protestojnë kundër krimeve mjedisore meritojnë një dekoratë lirie që të gjithë. Protesta ishte e jashtëzakonshme edhe për frymën e saj qytetare. Kërkon largimin e diktatorit autoritar Edi Rama, e atij që të tjerët e kanë quajtur Shqipërinë autokraci elektorale, e cila është sinonim plotësisht i diktaturës autoritare.

Partia Demokratike ka bërë thirrje dhe ka bërë gjithçka për një prani sa më të madhe të anëtarëve dhe mbështetësve të saj, jo si përfaqësues partie, por si qytetarë, duke respektuar prapë plotësisht frymën e qytetarisë.

I kam mbështetur plotësisht kërkesat e saj, sepse për ato kërkesa ç’është e vërteta, Partia Demokratike ka bërë një betejë të gjithanshme në parlament, në komisione, por edhe në protesta dhe në sheshe.

A mund të ishte më e madhe prania e Partisë Demokratike? Mund të ishte dhe më e madhe. E them këtë megjithëse kanë marrë dhe sot janë një shumicë, pjesëmarrësit janë demokratë.

U desh pak kohë që të adaptoheshin me situatën, për arsye se protesta krahas kërkesave të drejta kishte dhe slogane me të cilat ata barazonin Edi Ramën me Sali Berishën.

Tani, do vijmë këtu. Pse unë dhe pse Partia Demokratike ka bërë thirrje për pjesëmarrje? Po. Së pari, kërkesat janë shumë të drejta. Së dyti, këto slogane i kanë të armiqve të Partisë Demokratike.

Pra, janë slogane të opozitës së opozitës, që është vegël e qeverisë. Ky slogan është gjithashtu i qarkulluar nga grupet sorosiane, duke ditur armiqësinë e madhe që unë kam me ideologjinë dhe qëndrimet e George Sorosit.

Konkretisht ju garantoj se ne do bëjmë çfarë kemi në dorë që ta mbështesim këtë protestë”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI