Flash

Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, parandalohet ngjarja e rëndë, arrestohet i riu

Lapsi.al 8 August 2026

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Kavajës dhe Policisë Rrogozhinë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të dhunshëm me armë zjarri, duke shmangur një tragjedi të mundshme në zonën e Spillesë. 

Pas marrjes së informacioneve në rrugë operative se në Spille po zhvillohej një sherr i ashpër, efektivët e policisë janë organizuar me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të koordinuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H., 31 vjeç.   
 
Në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit, 31-vjeçari mbante në dorë një armë zjarri të llojit “Kallashnikov” me municion luftarak. Nga hetimet e para rezulton se ai kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R., 38 vjeç, dhe synonte ta vriste atë me armë.    

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit Kallashnikov së bashku me municionin përkatës. Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi I. R., 38 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Nga verifikimet doli se gjatë përplasjes, ai kishte goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI