Flash

U ekstradua nga Kolumbia, gjykata lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull

Lapsi.al 8 August 2026

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Saimir Rosales Rodriguez, i njohur si “kimisti” i grupit të Frakullës, i cili u ekstradua nga Kolumbia drejt Shqipërisë një ditë më parë. Rodriguez 53 vjeç, shtetas kolumbian, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas largimit nga Shqipëria. Ai u arrestua nga autoritetet kolumbiane dhe pas procedurave të ekstradimit është sjellë në vendin tonë.

Gjykata e Posaçme e dënoi më 30 qershor 2026 me 14 vite burg, pas hetimeve të SPAK për dosjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit. Sipas hetimeve të SPAK, 53-vjeçari kishte një rol të rëndësishëm në grup, duke u cilësuar si personi që do të merrej me përpunimin dhe ndarjen e kokainës në laboratorin e zbuluar në Frakull. 

Çështja e Frakullës lidhet me zbulimin e një laboratori ku përpunohej kokaina, ndërsa në kuadër të hetimit u arrestuan edhe persona të tjerë të dyshuar si pjesë e grupit kriminal. Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik, e cila kishte mbërritur fillimisht në Malin e Zi dhe më pas ishte transportuar drejt Shqipërisë. Me ekstradimin e tij, “kimisti” i laboratorit të Frakullës ndodhet tashmë në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga GJKKO.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI