Flash

Pacolli: Si nisi skandali i Aeroportit të Vlorës

Lapsi.al 8 August 2026

Kompania MABCO Constructions, e biznesmenit Behgjet Pacolli, ka nisur publikimin e një kronologjie të dokumenteve dhe veprimeve që, sipas saj, qëndrojnë në origjinë të konfliktit për kontrollin e shoqërisë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Në pjesën e parë të kësaj kronologjie, të publikuar nga Pacolli, MABCO ngre akuza të rënda lidhur me një dokument të hartuar më 3 prill 2025 pranë noteres Valbona Selimi, përmes të cilit pretendohej transferimi i 47% të kuotave të MABCO-s te ortaku minoritar Valon Ademi. Nëse ky transferim do të realizohej, pjesëmarrja e Ademit në shoqëri do të kalonte nga 2% në 49%.

MABCO pretendon se jo vetëm nuk e kishte autorizuar këtë transaksion, por se dokumentacioni ishte mbështetur në përdorimin e firmës së Behgjet Pacollit, të marrë nga një dokument i vitit 2023 që kishte një qëllim tjetër.

“Z. Pacolli nuk ka qenë i pranishëm në zyrën e noteres Valbona Selimi dhe nuk ka dhënë autorizim për tjetërsimin e kuotave të MABCO-s”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Sipas MABCO-s, dokumenti i transferimit ishte mbajtur i fshehtë dhe kompania mësoi për ekzistencën e tij vetëm më 19 gusht 2025. Kompania thotë se nuk ka dijeni nëse është tentuar regjistrimi i transferimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por konfirmon se ndryshimi i pronësisë nuk është regjistruar.

Pacolli e paraqet këtë episod si pikënisjen e një zinxhiri veprimesh që, sipas MABCO-s, synuan ta nxirrnin aksionerin kontrollues nga administrimi dhe menaxhimi i kompanisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës. MABCO ka paralajmëruar se kronologjia do të vijojë me publikimin e episodeve dhe dokumenteve të tjera që lidhen me konfliktin.

NJOFTIMI I PLOTE I MABCO

KRONOLOGJIA E FAKTEVE DHE VEPRIMEVE QË TREGON SI LINDI SKANDALI I AEROPORTIT TË VLORËS DHE SI VEPRUAN INSTITUCIONET ( Pale e kontrates se koncesionit) PËR TË LIKUIDUAR MABCON NGA E DREJTA E MENAXHIMIT TE KOMPANISE SE SAJ. 

19 gusht 2025 – Zbulimi i dokumenteve për transferimin e 47% të kuotave të MABCO-s

Më 19 gusht 2025, MABCO mësoi rastësisht se më 3 prill 2025, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pranë noteres Valbona Selimi ishte hartuar një akt për transferimin e 47% të kuotave të MABCO-s në VIA.

Sipas këtij dokumenti, ish-administratori i VIA-s, Valon Lluka, do t’ia transferonte këto kuota Valon Ademit, zotëruesit të vetëm 2% të aksioneve, duke e çuar atë praktikisht nga 2% në 49%.

MABCO deklaron se nuk ka autorizuar kurrë një transaksion të tillë.
Dokumentacioni, sipas MABCO-s, është mbështetur në përdorimin e një firme të z. Behgjet Pacolli të marrë nga një dokument i vitit 2023, i cili ishte hartuar për një qëllim krejtësisht tjetër. Z. Pacolli nuk ka qenë i pranishëm në zyrën e noteres Valbona Selimi dhe nuk ka dhënë autorizim për tjetërsimin e kuotave të MABCO-s.
Për më tepër, që nga viti 2011, z. Pacolli nuk ka të drejtë ligjore të nënshkruajë dokumente që krijojnë detyrime për MABCO-n. Të drejtën e përfaqësimit e kanë vetëm personat e regjistruar në Regjistrin Tregtar të kompanisë, ku emri i tij nuk figuron. Ky fakt është konfirmuar edhe në një procedurë gjyqësore në Lugano.
Firma e z. Pacolli rezulton të jetë përdorur gjithashtu në një vendim të pretenduar të Bordit të Drejtorëve të MABCO-s, ndonëse ai nuk ishte as anëtar, as drejtues i këtij Bordi dhe nuk kishte kompetencë për ta nënshkruar atë.
Dokumenti i transferimit u mbajt i fshehtë dhe ekzistenca e tij u zbulua nga MABCO vetëm më 19 gusht 2025.
A kishte  pasur tentativa për regjistrimin e transferimit të kvotave në QKB, Mabco nuk e din, por regjistrimi nuk ka ndodhur. 
Ky është momenti nga i cili fillon zinxhiri i ngjarjeve që më pas çoi në konfliktin dhe situatën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
           
            V A Z H D O N

Zyra për Informim
MABCO Constructions S.A.
Lugano, Zvicër

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI