Flash

Tragjedi në Greqi, 4 vëllezër humbin jetën të djegur nga zjarri brenda një kontejneri

Lapsi.al 15 June 2026

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Konicë të Greqisë mëngjesin e sotëm. Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu pak para orës 07:00, përfundoi me humbjen e jetës së 4 vëllezërve. Sipas mediave lokale, zjarrfikësit që u përpoqën të shuanin zjarrin gjetën katër persona të vdekur, një burrë dhe tre gra.

Sipas të njëjtave burime, të ndjerit janë të moshuar që jetonin në kontejner. Siç raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës, këta janë katër familjarë të moshës 69, 75, 83 dhe 88 vjeç, të cilët jetonin në kontejnerin që iu dha atyre 30 vjet më parë, pas tërmetit të madh të Konicës. Kontejneri ishte vendosur në arën e tyre pranë urës së Konicës.

Sipas fqinjëve, vëllai dhe motrat fatkeqë jetonin në kushte të vështira, pa energji elektrike dhe herë pas here përballeshin edhe me probleme shëndetësore. Në këtë kontekst, po shqyrtohet nëse zjarri është shkaktuar nga një qiri apo llambë vaji që është ndezur për të pasur pak dritë, informon “Protothema”. Sipas informacioneve, Mirëqenia Sociale ishte ngarkuar më parë me pastrimin e ambienteve. 10 zjarrfikës me pesë automjete u përpoqën të shuanin zjarrin, ndërsa ekipi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve po heton rrethanat e zjarrit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI