Flash

Detajet e para/ Vrasja me armë zjarri në Mirditë, 45-vjeçari u gjet i pajetë në automjet

Lapsi.al 15 June 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një shtetas brenda automjetit me të cilin po udhëtonte, i identifikuar si Valter Lleshi.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e krimit. 

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI