Flash

Largimi i "Neomalsores" nga Rama shkakton ovacione në shesh: Eja me ne!

Lapsi.al 14 June 2026

Deputetja e Qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku e njohur si ‘Neomalsorja’ braktisi sot grupin parlamentar socialist.

Lajmi u prit me ovacione nga protesta para Kryeministrisë. Protestuesit ftuan deputeten t’i bashkohet sheshit të protestës.

“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputet e pavarur. Ju erdhi fundi. 

Duhet të rrimë në shesh, ata do të bien si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku por themi që kjo është vetëm gjysma e punës. 

Gjysma tjetër është të vijë në shesh e të këndojë me ne “Rama jepe dorëheqjen! Do të jemi këtu derisa Rama të ngelet vetëm, kur të jetë në qeli”, - u shpreh një prej organizatorëve të protestës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI