Flash

Partia Demokratike Europiane: Sheshet plot! Rama të dëgjojë me kujdes

Lapsi.al 14 June 2026

Partia Demokratike Europiane (PDE), me seli në Bruksel, ka reaguar lidhur me protestat masive që po zhvillohen prej 14 ditësh në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

PDE thekson se protestat përfaqësojnë funksionimin e demokracisë dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të dëgjojnë zërin e qytetarëve. 

Më tej, Partia Demokratike Europiane i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke theksuar se “Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private”.

“Natën e kaluar, sheshet e Shqipërisë u mbushën sërish, qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokat e mbrojtura, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshje të paqarta për zhvillime luksoze. Ky nuk është “anti-progres”. Është demokracia që po kryen funksionin e saj. 

Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private. Nëse Shqipëria do Evropën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi rrugët e shkurtra, qytetarët mbi betonin dhe shtetin e së drejtës mbi pushtetin”, shkruhet në reagim. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI