Flash

Vajza që u bë fytyra dhe zëri i protestës

Ja se cilët halli e ka detyruar Ramën ti etiketojë ai fashistë.

Lapsi.al 14 June 2026

Në një kohë kur të gjithë propogandistët e pushtetit po përshkruajnë një protestë kaotike, pa kokë dhe pa ide, më shumë me mllef sesa me aspirata për të ardhmen, Lapsi.al ka përzgjedhur një video, mes shumë të tjerave, për të të kuptuar se sa të qartë janë ata që i prijnë protestës, për mënyrën se si e imagjinojnë Shqipërinë e re. Ajo është Sidorela Vatnikaj, e cila ndër vite ka qenë aktiviste e të gjitha kauzave qytetare, që nga 5 maji e deri kunder faljes se Gjadrit për kamp refugjatësh. Qe per mbrojtjen e burgut të Spaçit e deri në Rrjoll.

Sidorela është aktiviste nga Tirana, e angazhuar prej vitesh kundër privatizimit të pronave publike, gjentrifikimit, korrupsionit dhe politikave që dëmtojnë interesin publik në Shqipëri. Sidorela ka përfunduar studimet master për ekonomi dhe drejtësi.

Edhe në videon që Lapsi.al ka përzgjedhur ajo e di tepër mirë se ç'kërkon nga drejtësia e vendit të saj. Ajo lëshon klithmën "Hetim, hetim hetim" dhe ndoshta kjo përban dhe frikën e Ramës që te këta njerëz që kërkojnë drejtësi shikon makthet e tij me fashistë. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI