Flash

Vërshimi i qytetarëve  në rrugët e Tiranës, rikthehen në sheshin “Skënderbej”, festë me flakadanë

Lapsi.al 13 June 2026

Marshimi historik rrugëve të Tiranës po vijon me një varg kilometrik qytetarësh që hedhin thirrje, parulla kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama edhe në ditën e 14-të të revoltës.

Pas fjalimeve para kryeministrisë ka nisur marshimi tradicional nga bulevardi tek Bashkia, Kuvendi dhe më tej “Rruga e Elbasanit” dhe më tej “Ali Demi”, “Policia e Shtetit”, zona e “Brrylit”, “Rruga Bardhyl”.

Më tej duke ndjekur itinerarin e “Unazës”, deri te QSUT “Nënë Tereza”. “Deti” i protestuesve ndoqi itinerarin drejt “Medresesë” duke pushtuar edhe një tjerë rrugë me tubimin paqësor.

Nuk janë mjaftuar aty por shkuan më tej drejt “Rrugës së Dibrës” për të dalë drejt qendrës së Tiranës me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëri etnike”, dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Koka e marshimit sapo ka mbërritur në zonën e njohur si “Selvia”, duke u përhapur masivisht në Rrugën e Dibrës.

Nga aty kanë dalë te “9-Katëshet” për t’u rikthyer aty ku e nisën, në sheshin “Skënderbej”, duke festuar me flakadanë.

Qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës kanë “pushtuar” plotësisht këtë aks të rëndësishëm rrugor, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe duke e kthyer zonën në një tjetër pikë të revoltës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI