Flash

Protestat të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore nga Europa në SHBA e Kanada: Rama jep dorëheqjen

Lapsi.al 13 June 2026

Protestat e shqiptarëve janë shtrirë në të gjithë cepat e botës, me pjesëmarrje dhe mbështetje masive.

Revolta e nisur në Tiranë ka kapërcyer çdo kufi, teksa mbahet pothuajse çdo ditë edhe në kryeqytetet e shteteve kryesore të rruzullit.

Pas tubimeve masive në Shqipëri e më gjerë, protestuesit kanë paralajmëruar se këtë të diel, më 14 qershor, diaspora do të ngrihet njëkohësisht në 17 qytete të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, me të njëjtën kërkesë të prerë: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Më poshtë renditen vendet ku shqiptarët do të mblidhen në sheshe këtë të diel:

–Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada

Vendet e Amerikës së Veriut do të kenë disa nga pikat më të nxehta të tubimeve të diasporës:

-New York (SHBA)

-Chicago (SHBA)

-Boston (SHBA)

-Michigan (SHBA)

-Toronto (Kanada)

-Gjermani.

Pas protestave të javëve të kaluara, Gjermania mbetet epiqendra e reagimit në Europën Qendrore me katër qytete kryesore:

–Berlin

-Mynih

-Këln

-Stuttgart

-Itali

-Greqi

Fqinjët tanë, ku jeton edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, do të pasojnë lëvizjen e nisur në Milano me tubime të reja në:

-Athinë (Greqi)

-Gjenova (Itali)

-Faenza (Itali)

-Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

Protesta do të shtrihet gjithashtu në qendrat kryesore të diplomacisë europiane dhe në vendet nordike, ku shqiptarët po organizohen në:

-Hagë (Holandë)

-Strasburg (Francë)

-Vjenë (Austri)

-Oslo (Norvegji)

-Odense (Danimarkë).

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI