Flash

"Rama jepe dorëheqjen”, përfaqësues nga diaspora marshojnë drejt kryeministrisë

Lapsi.al 13 June 2026

Mijëra qytetarë shqiptarë mbushën bulevardin edhe ditën e sotme (13 qershor) në kërkim të ndryshimit të sistemit politik dhe largimit të qeverisë. Protesta e 14-të masive radhazi në kryeqytet po merr gjithnjë e më shumë një dimension ndërkombëtar përmes simboleve të përdorura nga qytetarët.

Pas pranisë së dukshme të flamujve amerikanë dhe gjermanë në tubimet e kaluara, pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shfaqur edhe flamuri i Britanisë së Madhe, përkrah atij shqiptar. Prania e këtyre flamujve lidhet ngushtë edhe me mesazhin e diasporës së madhe shqiptare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e cila po ndjek me shqetësim zhvillimet në vendlindje.

Përdorimi i simboleve të shteteve të mëdha perëndimore në shesh po kthehet në një traditë të kësaj lëvizjeje qytetare, ku protestuesit kërkojnë që Shqipëria të adoptojë të njëjtat standarde të drejtësisë, meritokracisë dhe llogaridhënies sikurse vendet demokratike ku ata shohin të ardhmen e tyre.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI