Flash

Aksident në Shëngjin/ Autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal

Lapsi.al 13 June 2026

Autobusi i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit, mesditen e kësaj të shtuneje, por fatmirësisht nuk ka persona te lenduar.

Autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe drejtuesi i tij kishte zgjedhur një rrugë dytësore për të shmangur trafikun e rënduar te daljes nga zona turistike, por gjatë lëvizjes në një segment të ngushtë rrugor, përballë autobusit ka ardhur një automjet tjetër.

Për të shmangur përplasjen, shoferi ka devijuar drejt skajit të rrugës, por si pasojë autobusi ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Fatmirësisht, në autobus nuk kishte pasagjerë, por vetëm anëtarë të stafit të agjencisë turistike, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit pa pësuar lëndime. Nga kjo ngjarje janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia rrugore po heton shkaqet e ketij aksidenti.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI