Flash

Gjiganti gjerman ZDF për protestat: Mijëra çdo ditë poshtë zyrës së Ramës

Lapsi.al 14 June 2026

ZDF, një nga mediat publike më të mëdha dhe më me ndikim në Gjermani, i ka kushtuar vëmendje protestave që prej dy javësh po zhvillohen në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama. 

Media gjermane shkruan se protestat po intensifikohen dhe se të shtunën mijëra qytetarë u mblodhën sërish në Tiranë për të kërkuar largimin e qeverisë.

“Çdo ditë, dhjetëra mijëra protestues mblidhen para zyrës së Kryeministrit”, shkruan ZDF. 

Deri tani në kryeqytet janë zhvilluar 14 protesta masive, ndërsa e 15-ta pritet të nisë sot në orën 18:00. Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur çdo ditë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe largimin e ministrave të kabinetit.

Protesta që po shkund Shqipërinë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, si CNN, Reuters dhe tashmë edhe ZDF, e cila e rendit protestën shqiptare mes zhvillimeve që po ndiqen me interes në Europë. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI