Flash

Fillojnë dezertimet/ Edi Ramës i largohet deputetja e parë socialiste

Lapsi.al 14 June 2026

Edi Ramës i është larguar deputetja e parë dhe ajo është Marjana Koçeku e Shkodrës. Në një mesazh në rrjetet sociale, e ashtuquajtura Neomalsore njofton largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Siç duket Koçeku nuk e ka përmbajtuar dot më veten duke qenë kundër dhjetëra mijera qytetarëve që janë në rrugë duke protestuar kundër qeverisjes së Ramës.

"Prej sot jam deputete e pamvarum. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m'i diftojnë kufijtë" shkruan Marjana Koçeku në rrjetet sociale.

Prej dy javësh socialistët janë nën presionin e një përballjeje jo më politike, por me qytetarët. Mbetet për t'u parë se cilat kanë qenë arsyet që e kanë çuar Marjana Koçekun drejt derës së PS, por e qartë është se këto ditë grupi parlamentar zien duke parë se si shtohen numrat në protestën qytetare kundër kësaj qeverisjeje.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI