Flash

Ministri i jashtëm gjerman: Lundrimi në Ngushticën e Hormuzit duhet të jetë pa kufizime

Lapsi.al 15 June 2026

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se Ngushtica e Hormuzit duhet të bëhet përsëri e lundrueshme pa asnjë kufizim, pasi zyrtarët amerikanë dhe iranianë thanë se kishin arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tyre dhe për të rihapur rrugën jetësore të transportit detar.

“Duhet të bëhet e qartë se Ngushtica e Hormuzit është përsëri e hapur për lundrim, pa asnjë kufizim dhe pa asnjë mundësi për të vendosur taksa doganore ose tarifa të ngjashme”, tha Wadephul para takimit me homologët evropianë në Luksemburg.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së dielës se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përfunduar. Pakistani, shtet i cili ka luajtur rol kyç ndërmjetësues në negociata, deklaroi se palët kanë arritur dakordësinë për t’i dhënë fund konfliktit.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI