
Në Këshillin Bashkiak të Belshit u zhvillua sot një votim formal, për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë në një të vetme me Elbasanin. Votimi s’ka ndonjë vlerë juridike përvecse do të shënohet si i tillë në librat e historisë pasi tashmë duket se vendimi është marrë nga mazhoranca e PS për të çuar përpara shkrirjen e 15 bashkive.
Por interesant në këtë zhvillim është fakti që 10 anëtarët e PS në Këshillin Bashkiak të Belshit nuk patën as guximin për të votuar kundër shkrirjes së bashkisë. Janë aq të tredhur përballë partisë-shtet, sa nuk guxojnë të jenë qoftë dhe njëherë të vetme në anën e qytetarëve.
Natyrisht që ata e kuptojnë se shkrirja e bashkisë nuk është në interes të komunitetit, por është në intersin e tyre që vetëm me partinë të mos e prishin. Shqipëria është në këtë derexhe edhe prej faktit se në të gjitha nivelet e pushtetit emërohen enkas delenxhinj, njerëz pa integritet dhe pa kurajo qytetare së pari.
Në masë të madhe kemi vetëm ushtarë të bindur të partisë e shefave të tyre politikë. Ajo që ndodhi në Belsh sot ishte një nga provat e fundit në serinë e shumë të tillave që kemi parë e me siguri do të shohim në vazhdim. ©LAPSI.al