
Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët.
Forcat e shërbimit zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit. Deri më tani, po ndërhyjnë dy automjete zjarrfikëse, një cisternë uji si dhe janë angazhuar edhe banorët e zonës. Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij.