Flash

Taulant Balla, oborrtari që ka caktuar Rama për të denigruar protestën (VIDEO)

Lapsi.al 9 June 2026

Taulant Ballës pasi i dolën në mexhlis mesazhet e brendshme të grupit në WhatsApp të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i është caktuar edhe një detyrë tjetër nga Edi Rama. Ai ka marrë përsipër të denigrojë protuestuesit e mbledhur në bulevard për të dhjetën ditë me radhë. 

“Mbrëmë thashë rreth 2 mijë pjesëmarrës. Më thatë e ke gabim. Një pyetje kam sa janë sonte? Se ky plan nuk të le të gabosh”, shkruan Balla teksa publikon pamje me dron të protestës. 

Dy ditë më parë kujtojmë që Taulant Balla bëri edhe një gafë tjetër të rëndë. Publikoi foto të një makine me targa serbe në Zvërnec, duke akuzuar se në protestë janë të përfshirë edhe elemëntë jashtë vendit. 

Në fakt makina ishte e agjencisë së lajmeve Reuters, e cila kishte mbërritur nga zyra e tyre në Beograd drejt Vlorës për të ndjekur protestën.

Është e qartë se Rama dhe oborrtarët e pushtetit të tij janë në një parehati të madhe me këtë situatë. Prandaj po bëjnë c’mos të ulin rëndësinë e protestës dhe të zvogëlojnë numrat. 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI