Flash

Rama thotë se është i frustruar: Nuk po e shes Sazanin

Lapsi.al 9 June 2026

Ndryshe nga Zvërneci për të cilin ka marrëveshje pronësie, për Sazanin s’ka ende një tillë, thotë Rama. 

Kryeministri u tha gazetarëve të BE se Sazani nuk po shitet dhe as nuk ka pasur përpjekje për ta blerë. Edhe nëse do të kishte, garantoi Rama, alternativa nuk do të pranohej sepse ishulli u përket shqiptarëve.

“Ishulli i Sazanit nuk ka nevojë për një projekt pikë së pari, ka nevojë për një marrëveshje. S’kemi marrëveshje për ishullin e Sazanit sepse po negociojmë prej 2 vitesh. Kurrë s’kanë kërkuar ta blejnë ishullin. Edhe po të kërkonin, kurrë nuk na ka shkuar ndonjëherë nëpër mend alternativa për të shitur ishullin. Marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Shqipërisë. Ishulli u përket shqiptarëve, Republikës së Shqipërisë. Aty ku do të ndërtohet, do të ketë pronësi të objektit. Po negociojmë.

E kuptoni pse jam... si ta them... nuk jam as i zemëruar, i frustruar deri në kockë sepse sheh gjithë këto foto, ishulli i Sazanit i ndërtuar me kulla Trump, këtej thuhet turp t’i vijë Edi Ramës! Është krejt e kundërta, po negociojmë. Shteti shqiptar do të fitojë prej kësaj. Për ishullin nuk kanë ende asnjë skicë të paraqitur sepse nuk kanë asnjë marrëveshje”, tha Rama. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI