Flash

Rama sulmon fort blogeret: Punojnë në Instagram dhe nxisin racizëm

Lapsi.al 9 June 2026

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj influencerave dhe bloggerëve, të cilët prej ditësh mbështesin protestat masive për largimin e tij nga qeveria. 

Në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama tha se janë pikërisht influencerat që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, që vijnë dhe punojnë në Shqipëri. 

Sipas kryeministrit Rama, këta persona nuk kanë nevojë për punë, ose punojnë në instagram duke reklamuar jetën e tyre luksoze.

“Nuk ka një vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë me e ulët se në Kroaci, nuk ka!

Cili është problemi? Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe ata që kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë nga Filipinet si skllevër, ata nuk duan të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi dhe Kroaci.

Ose nuk janë në nevojë për një punë, përkundrazi punojnë në Instagram dhe japin intervista sesi jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj.

Çështja është shumë e thjeshtë. Sa me lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta do jenë pagat, sa më e ulët të jetë cilësia sistemit të turizmit, aq më të ulëta do jenë pagat. Sa më i lartë të jetë konsumi i atyre që vijnë për të shpenzuar në atë sistem aq më të larta do jenë të ardhurat. Zvicra që është një vend turistik gjithashtu është një vend shumë i shtrenjtë, por ka paga shumë të larta. Ka paga shumë të larta sepse ka mundësinë që të jetë e shtrenjtë sepse ka cilësi shumë të lartë”, tha Rama ndër të tjera. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI