Flash

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz/ Policia ende në kërkim të Sadik Llanit

Lapsi.al 9 June 2026

Policia e Tiranës po vijon ende operacionin për kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecarit Ardian Baloshi, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Paskuqan. Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovilles.

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit. Krahas zonës së Liqenit të Bovilles policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës. Po ashtu kontrollet e Reneas do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Gjatë kërkimeve, Policia ka gjetur makinën e autorit te braktisur pranë Liqenit te Bovilles, por brenda makinës nuk jane gjetur sende te kundraligjshme. Per zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje tetë persona, por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor. Sakaq, autoritetet po vijojnë kërkimet intensive për arrestimin e 39-vjeçarit, ndërsa hetimet për motivet dhe rrethanat e krimit mbeten ende në zhvillim

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI