Flash

Operacioni antidrogë në Greqi vendos në pranga tre persona

Lapsi.al 9 June 2026

Autoritetet greke në Igumenicë kanë organizuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 109 kg marijuanë dhe vendosjen në pranga të tre personave të cilët dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike. Droga qëndronte e fshehur në një automjet tip BMW i cili kishte hyrë në shtetin Grek ndërmjet kufirit të gjelbër me Shqipërinë.

Marijuana e fshehur në çanta sportive ndodhej brënda mjetit dhe raportohet se janë gjetur rreth 102 pako me rreth 109.4 kilogramë marijuanë. I arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar mbeti edhe drejtuesi i automjetit i cili mendohet të ketë qenë një 43-vjeçar turk. Bashkepunëtorë në rrjetin e trafikimit kanë qënë edhe dy shtetas grekë të cilët mbetën të arrestuar në Athinë. 

Në të njejtën kohë Policia Kufitare e Sarandës është njoftuar nga autoritetet greke pasi dyshohet se lënda narkotike ka kaluar nga territori shqiptar përmes zonë së Konispolit. Hetimet ende vazhdojnë për zbardhjen e mëtejshme të detajeve në lidhje me ngjarjen dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI