Flash

Policia zbarkon në fshatrat e Vlorës/ Disa të arrestuar, mes tyre 1 në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 9 June 2026

Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në fshatrat e Lumit të Vlorës. Bëhet me dije se deri më tani janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe të tjerë që janë shpallur në kërkim. 

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe katër armë të llojit pistoletë dhe një automjet i blinduar. Megjithatë, ende nuk janë bërë publike identitetet e personave të ndaluar dhe as detajet mbi veprat penale për të cilat dyshohen.

Në krye të operacionit ka qenë vetë drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë forca të shumta policore. Policia e Shtetit pritet të dalë me një komunikim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi rezultatet e operacionit, personat e arrestuar dhe materialet e sekuestruara.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI