Flash

Rriten kuotat në bastet online/ A do largohet Rama brenda 2026-ës?

Lapsi.al 8 June 2026

Protestat në Shqipëri kanë rritur kuotat për largimin e kryeministrit Edi Rama edhe në platformën ndërkombëtare të basteve “Polymarket”. Në faqen e njohur për parashikime ku mund të vendosësh para reale është vendosur prej kohësh pyetja: “A do të largohet kryeministri Edi Rama brenda 2026ës?”

Sipas të dhënave aktuale, vetëm rreth 45% e pjesëmarrësve në këtë treg besojnë se Rama mund të largohet nga posti deri më 31 dhjetor të këtij viti. 

Pika më e ulët e parashikimeve për largimin e Ramës ishte më 12 maj me vetëm 11% ndërsa më e larta ka qenë në 30 prill me 62%. 

Platforma e “basteve” në Polymarket nuk është një sondazh tradicional, por konsiderohet shpesh si një tregues i perceptimit dhe pritshmërive të përdoruesve ndërkombëtarë mbi zhvillimet politike.

Sipas rregullave të publikuara në platformë, rezultati do të konsiderohet “Po” nëse Edi Rama pushon së qeni kryeministër për çdo periudhë kohe nga momenti i hapjes së tregut deri në fund të vitit 2026. Në të kundërt, nëse ai qëndron në detyrë gjatë gjithë kësaj periudhe, rezultati do të jetë “Jo”.

Një element i rëndësishëm është se edhe një njoftim për dorëheqje apo shkarkim brenda këtij afati do të mjaftonte për ta mbyllur menjëherë tregun me rezultatin “Po”, pavarësisht kur hyn në fuqi vendimi.

Polymarket është një platformë online e njohur si “prediction market”, ku përdoruesit vendosin para reale për të parashikuar rezultatin e ngjarjeve të ndryshme, nga politika dhe ekonomia, deri te sporti apo zhvillimet globale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI