Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Lapsi.al 8 June 2026

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumin per ndaljen e gjuetise. 

“‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’, ka qenë parrulla që frymëzonte dhunën dhe atë hata që i ndodhi një vendi të madh si Gjermania. Çfarë do na ndodhte ne sikur italianët të thoshin ikni të gjithë, kthehuni andej, apo grekët. Ky lloj qameti i ka ndodhur botës, nuk është diçka e re. Kulmi vjen kur na quajnë ne shkatërrimtarë.

Më thonë shiko se atje kanë dalë edhe njerëz që janë tanët, vajza dhe djem që janë të familjeve që votojnë për PS. Mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju? Mbrojnë natyrën nga unë dhe PS? Po ne kemi me vete një histori 10-vjeçare e pak më shumë të luftës për të mbrojtur natyrën nga ata që ishin rreziku më i madh i saj. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, por shpëtimtarët.

 
Po të kishin gojë të flisnin flamingot që këta po i dalin për zot, do tregonin historinë e tyre të hidhur. Ata janë shtegtarë. Do tregonin historinë se si ata nuk vinin në Shqipëri sepse i pengonte pushka e atyre që bënin stërvitje dhe vrisnin zogj”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI