Flash

Takimi i madh në Tiranë, PS mobilizohet të mbushë sheshin më 12 qershor

Lapsi.al 8 June 2026

Partia Socialiste do të zhvillojë të premten më 12 qershor festën e madhe të 35 vjetorit të themelimit të saj. 

Mësohet se një takim i madh do të zhvillohet në sheshin “Italia” para stadiumit “Air Albania” në Tiranë. 

Strukturat e PS-së nga i gjithë vendi po mobilizohen për të sjellë njerëz në kryeqytet, në mënyrë që ky të jetë një takim i madh dhe tregues force. 

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur protestat kundër projektit në Zvërnec janë masivizuar në të gjithë vendin dhe në diasporë. 

Edi Rama do të përdorë këtë takim për të folur sërish për projektin e Zvërnecit sic bëri edhe në takimin me socialistët e Vlorës.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI