Flash

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë: Firmosi në mirëbesim

Lapsi.al 8 June 2026

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e Lezhës për shpërdorim detyre. Kjo ka bërë që kolegët e saj, mjekë e infermiere të protestojnë këtë të hënë, duke dashur të sensibilizojnë organet e drejtësisë se ndaj kolegës së saj rëndon një akuzë e padrejtë.

Ngjarja u zbulua pas një muaji

Policia zbuloi një muaj me vonese se Dave Shpani 85-vjece nga fshati Fushë-Mamurrasi, bashkia Kurbin, është e vrarë me thikë nga e bija me probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka vdekur për shkaqe natyrore, sic kishte shkruar mjekja në skedën e vdekjes. Në njoftimin e datës 6 qershor, policia tha se 85-vjeçare ka vdekur më 30 prill dhe nuk është raportuar në komisariat. Në rrugë operative policia më pas mësoi se ka të bëjë me ngjarje kriminale.

Gjate hetimi u zbulua se “Dave Shpani,  85- vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, 57-vjece, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.  U bë ndalimi i 57 vjeçares, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen Aanila Lleshi mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares”, thuhet me tej.
Mjekja e plotësoi kartelën ne mirebesim. Mjekët dhe personeli i Qendrës Shëndetësore të Mamurrasit gjatë protestës së sotme (8 qershor)  thanë, se familjarët e kanë varrosur të moshuarën dhe kanë shkuar pas 5 ditesh tek mjekja e familjes për të marrë kartelën e vdekjes.

Mjekja nen hetim Anila Lleshi është bazuar në dëshminë e të birit, i cili ka deklaruar se nëna e tij ka vdekur për shkaqe natyrale dhe ka pranuar te plotësoje skeden në mirebesim.

“Kur bëhet fjalë për skedën e vdekjes aty shihet historiku I sëmundjes, diagnoza nga e cila ka vuajtur pacienti dhe këtu del shkaku. Në rastin konkret mjekja ka marrë dëshmi ë e familjarit, djalit të viktimës I cili deklaron se nëna ka vdekur për arsye shëndetësore”, deklaroi në protestë mjeku Ardian Doçi. Bluzat e bardha u shprehën se në punën e tyre të përditshme kane plot raste që familjarët nuk njoftojnë ne ditën kur vdesin të moshuarit por kerkojne kartelen e vdekjes pas varrimit.

Në emër të stafit, mjeku Ardian Doçi, kërkoi që rasti të trajtohet me profesionalizëm nga organet hetimore, ndërsa theksoi se personeli shëndetësor duhet të ushtrojë detyrën pa u ndjerë i kërcënuar nga situata të tilla. “Ne kërkojmë që të mos përlyhen mjekët në këto histori sepse ne vetëm i shërbejmë komunitetit”, përfundon mjeku apelin e tij. Mbetet ende e paqartë por pritet të zbardhet gjatë hetimit se pse familja Shpani tentoi ta fshehë krimin?! A kishte bashkëpunëtorë të tjerë, vajza me probleme të shëndetit mendor, që është e vetmja deri më tani nën akuzë për krimin e rëndë në familje?!

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43