Flash

Dita e 9-të e protestës, mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë

Lapsi.al 8 June 2026

Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot (8 qershor) në ditën e 9-të të protestës paqësore në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen pas skandalit me projektin e Zvërnecit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur edhe organizimi në sheshin “Skënderbej” i qytetarëve.

protesta4

 

Mijëra qytetarë prej disa ditësh kanë mbushur sheshin, rrugët e kryeqytetit, me thirrjet e tyre  “Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri  e Re”, “Rama në burg, berisha në burg”, “Atdheu nuk shitet”, “Dorëheqje” dhe “Revolucion”.

protesta tirane“Poshtë komunizmi”, “Ju erdhi fundi”, janë thirrjet e tjera të qytetarëve, sikurse edhe “Hajdut” apo “Kryeministri te 313-ta”.

Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë dhe në këtë kauzë e cila duket se nuk ndalet.

protesta bulevard2

Me flamuj kuq e zi, pankarta në duar, disa prej tyre me plis në kokë, marshojnë kundër keqqeverisjes Rama.

protesta sot

protsta bulevard1

Ajo çfarë bie në sy është pankarta në të cilën shkruhet “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”.

protestta3

Organizatorët u shprehën se protesta nuk është as antiamerikane dhe as antievropiane, por bëhet për drejtësi dhe ligj, kundër zaptimit të pronave të kombit.

protesta2

Gjithashtu këshilluan pjesëmarrësit që t’i rrinin larg provokimeve dhe thanë se kjo është qytetari, teksa u nisën rreth orës 18:30 drejt  bulevardit dhe Kryeministrisë.

protesta5

protesta bulevard

protesta1

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI