Flash

“Atdheu nuk është në shitje”/ Thirret tubim mbarëkombëtar më 10 qershor

Lapsi.al 9 June 2026

Të mërkurën, më 10 qershor pritet të mbahet një protestë mbarëkombëtare në Tiranë kundër ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura dhe në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Zvërnecit. Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë mjedisorë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në Sheshin “Skënderbej”, marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën përpara kryeministrisë. Pjesëmarrësit mbanin pankarta me slogane si “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Larg duart nga Narta”, ndërsa kërkonin ndalimin e projekteve që, sipas tyre, rrezikojnë ekosistemet natyrore dhe pasuritë publike të vendit.

Organizatorët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që, sipas tyre, kanë dobësuar mbrojtjen e zonave të mbrojtura, anulimin e projekteve në territorin e Zvërnecit dhe garantimin e konsultimeve publike për çdo ndërhyrje në zona me rëndësi të veçantë mjedisore. Në protestat e deritanishme janë artikuluar gjithashtu kërkesa për rishikimin e statusit të investitorëve strategjikë dhe ndryshimeve në ligjet për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Çështja e Zvërnecit ka kaluar prej ditësh kufijtë e debatit vendas. Protestat kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare si Reuters, Associated Press, Financial Times dhe The Guardian, të cilat kanë raportuar për kundërshtimin ndaj projektit të zhvillimit turistik të lidhur me investime të mëdha të huaja në zonën e Sazanit dhe peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë. Aktivistët argumentojnë se zona e Vjosë-Nartës përfaqëson një nga ekosistemet më të rëndësishme bregdetare në Shqipëri, habitat i flamingove, shpendëve shtegtarë dhe specieve të tjera të mbrojtura. Sipas tyre, çdo ndërhyrje duhet të paraprihet nga transparencë e plotë, studime të pavarura mjedisore dhe konsultim publik.

Ndërkohë, mbështetja për protestuesit ka nisur të shfaqet edhe jashtë vendit. Ditët e fundit janë organizuar tubime solidariteti nga aktivistë dhe organizata mjedisore në qytete të ndryshme evropiane. Organizatorët e protestës së 10 qershorit u bëjnë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi që t'i bashkohen tubimit, duke argumentuar se beteja për Zvërnecin nuk lidhet vetëm me një projekt të vetëm zhvillimi, por me mënyrën se si do të trajtohen në të ardhmen zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI