Flash

GJKKO jep vendimin ja sa vite burg dënohet bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani

Lapsi.al 9 June 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për dy të pandehurit Kristi Bixheku dhe Artan Tafani, të gjykuar me procedurë të shkurtuar për një sërë veprash penale që lidhen me aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal.

Kristi Bixheku është akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”; si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 01.11.2022 në Lushnjë, në dëm të shtetasit B.T. Akuza të ngjashme lidhen edhe me episode të tjera të hetuara nga SPAK.

Gjykata e Posaçme e ka dënuar Bixhekun me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij zbret në 2 vite e 4 muaj burg. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar, por gjykata e ka gjetur të pafajshëm për disa nga episodet e ngritura në akuzë.

Ndërkohë, Artan Tafani është dënuar me 7 vite burg, dënim i cili pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar ulet në 4 vite e 8 muaj burg. Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, gjykata i ka zbritur përfundimisht dënimin në 2 vite e 4 muaj burg.

Vendimi i GJKKO vjen si pjesë e hetimeve të dosjes së grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, e cila po shqyrtohet në disa fraksione nga drejtësia.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI